Ora News – Rama në Gjirokastër, kritikon drejtoritë e bujqësisë e kreun e ALUIZNI-t

2016-10-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka adresuar një sërë kritikash për drejtoritë e bujqësisë dikates që drejtohet nga aleati i PS, Lëvizja socialsite për integrim. Në një takim me fermerët në zonën e Gjirokastrës Rama kërkoi nga këto drejtori të orientojnë siç duhet fermerët për të përfituar nga Fondi Kombëtar i Garancisë që kap vlerën e 300 milion eurove.
Rama: Ne e kemi bërë hartën e rajonalizimit të produkteve, problemi është që drejtoritë tona të bujqësisë nuk janë në krye të detyrës sic duhen. Puna e parë e drejtorive të bujqësisë është të informojnë dhe asistojnë.
Kreu i qeverisë nuk ka kursyer kritikat në këtë takim edhe për kreun e ALUIZNI-t në Gjirokastër, post që mbahet nga një përfaqësues i partisë së kryeministrit .
Shqetësimi i ngritur nga banorët për legalizimin e dy stallave, ishte ultimatum që Rama i la kreut të këtij institucioni duke mos i kursyer as kërcënimin për humbjen e vendit të punës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-ne-g...

Free Traffic Exchange