Ora News - Sekuestrohen 5 kg kanabis. Arrestohen 2 persona në Shkodër

2016-10-24 21

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Një sasi në total prej 17 kg drogë e llojit kanabis janë sekuestruar nga policia në Fier, Gjirokastër dhe Shkodrës. Gjashtë persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.
Më konkretisht, në një sasi prej 5 kg e 32 gr lëndë narkotike kanabis sativa u sekuestrua nga policia e Shkodrës gjatë një operacioni të koduar ?Kiras?. Dy shtetas u arrestuan nga policia, dhe një i tretë u shpall në kërkim.
Në pranga përfunduan Edmir Demiraj, 28 vjeç, Avni Kuçaj, 30 vjeç, banues në Shkodër, ndërsa u shpall në kërkim 18-vjeçari me iniciale A.Sh. Gjithashtu u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet tip Benz me targa AA 399 CI si dhe një automjet tip Citroen me targa AA 584 MO.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kapen-17-kg-kanabis-ne-tre-operacione-6-te-arrestuar/

Free Traffic Exchange