Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Trajneri i Kukësit Ernest Gjoka në prag të sfidës ndaj Skënderbeut shprehet se ekipi i tij niset në çdo ndeshje me synimim për të marrë tre pikët duke theksuar gjithashtu se mungesa apo jo e Salihit nuk ndikon tek mënyra se si Kukësi do të luaj, ndërsa sulmuesi Pero Pejiç thekson se synimi i tij është të shënoj pavarësisht se kë ka përballë.
Kukësi do të ketë një provë vërtetë të vështirë përballë kampionëve të Skënderbeut, sidomos po të llogaritet fakti që korçarët do të kërkojnë të ringrihen pas humbjes ndaj Tiranës, megjithatë trajneri i kuksianëve Ernest Gjoka megjithëse pranon forcën e kundërshtarit shprehet se ekipi i tij niset në cdo takim me synimin e vetëm për të marrë pikët maksimale.
Në lidhje me mungesën e mundshme të Salihit tek bardhekuqtë, tekniku 46 vjecar kujton se Salihi ishte në fushë kur Kukësi e mposhti Skënderbeun në superkupën e Shqipërisë.
Për më shumë lexoni në: http://sport.oranews.tv/kukesi-trajneri-gjoka-ndaj-skenderbeut-do-kerkojme-fitoren/