Ora News – Fier, marshim sensibilizues kundër kancerit të gjirit

2016-10-24 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Qindra qytetarë dhe gjimnazistë marshuan në qytetin e Fierit për të sensibilizuar për sëmundjen e kancerit të gjirit. Mesazhin për gratë e vajzat e përcolli një prej të prekurave nga kjo sëmundje që sipas statistikave po shënon shifra të larta. Mjekët apeluan për kontrolle periodike që kjo sëmundje të mposhtet në fazë fillestare.
Përmes një marshimi në Bulevardin e Fierit mjekët e këtij spitali janë përpjekur të sensibilizojnë gratë dhe vajzat se mund ta mposhtin kancerin e gjirit. Pjesë e marshimit janë bëtë edhe nxënës të shkollave të mesme.
Apelin për kontrolle periodike askush tjetër nuk mund ta përcillte më mirë se sa kjo zonjë e prekur nga sëmundja e kancerit të gjirit:
?Të ndërgjegjësohemi për të mirën tonë. Asnjëherë nuk është vonë! Jeta është e çmuar. Sot do ta nisja mesazhin në fjalimin tim: Zbulimi i hershëm, mbijetesë?.
Mjekët e spitalit të Fierit thanë se numri i të prekurve nga kjo sëmundje është në rritje. Ata kërkuan që të bëhen kontrolle të vazhdueshme si mënyra më e mirë e parandalimit, por apeluan që të kryhen sa më shumë aktivitete fizike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/marshim-sensibilizues-kunder-kancerit-te-gjirit/

Free Traffic Exchange