Ora News – Plan masash për goditjen e trafikut të drogës, FNSH patrullim detar

2016-10-24 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka ndërmarrë një plan të veçantë masash për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.
Në njoftimin për mediat, policia bën me dije se FNSH, DELTA dhe policia kufitare kryejnë patrullime në vijën bregdetare prej disa ditësh.
?Rreth 272 forca policore patrullojnë non stop 24 orë në vijën bregdetare dhe kufirin jeshil.FNSH është e paisur me dylbi nate, kamera teknike? informon policia e shtetit.
Në planin e masave mësohet se janë të përfshira edhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe, të cilat janë të fokusuara në identifikimin dhe goditjen e vendeve të magazinimit të lëndëve narkotike.
Po kështu, Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe janë të orientuara në hetimin për të goditur çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/plan-masash-per-goditjen-e-trafikut-te-droges-fnsh-patrullim-detar/

Free Traffic Exchange