Ora News – LSI synon Kryeministrinë. Spahiu: S’jemi shtojca qeverie

2016-10-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk dëshiron të jetë më guri i balancës së pushtetit por partia që e synon e vetme atë.
Presioni i kandidatëve për kryetarë të LSI për të patur më shumë pushtet aq sa të qeverisë e vetme është tashmë një objektiv.
Shezai Rrokaj kërkon që LSI të marrë pushtetin e vetme ndërsa Përparim Spahiu mendon se LSI nuk duhet të bëhet shtojcë e asnjë partie pas kostove që ka marrë në marrëveshje me Partinë Socialiste, deklarata këto që kanë kaluar buzagaz nga Kryetari Meta.
Shezai Rrokaj: ?Ne nuk synojmë të fitojmë në koalicion, ne synojmë të fitojmë vetëm. Një forcë politike që nuk e synon vetëm marrjen e pushtetit, ajo nuk është një forcë politike serioze. LSI-ja është një forcë politike serioze dhe ajo synon ta marrë pushtetin e vetme. Duhet të besojmë, duhet ta duam dhe do të fitojmë?.
Përparim Spahiu: ?Ne nuk duhet e nuk mund të jemi shtojca e qeverisë së askujt. LSI duhet të përfaqësojë tanimë një shumicë të re dhe të marrë përgjegjësi me peshë progresive në kuvendin e Shqipërisë përmes Kryministrit të dalë nga radhët e saj?.
Më i moderuar ka qënë Kryetari Ilir Meta i cili e ka printuar diskutimin te përmirësimi i raporteve dhe hapjeve të anëtarësimit të partisë duke rritur nivelin e llogaridhënies. Për Ilir Metën, LSI është e identifikuar me stabilitetin e vendit dhe i ka qëndruar marrëveshjeve dhe të koalicionit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rrokaj-lsi-synon-te-fitoje-e-vetme-zgjedhjet/

Free Traffic Exchange