Ora News – Lihen në burg 4 punëtorët e magazinës së drogës në Krujë

2016-10-24 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masat e suiguarisë për 5 nga 11 të arrestuarit e magazinës së drogës në Derven të Krujës të akuzuar si pjesë të një grupi të strukturuar kriminal. Por ndërsa ka liruar të arrestuarin e mitur 16 vjecar, gjykata ka lënë në burg katër të pandehueit e tjere. Të gjithe të arrestuarit kanë pohuar se kishin qënë kushtet ekonomike që i kishin detyruar të kryenin këtë aktivitet
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhëne masat e sigurisë për pesë nga 11 te arrestuarit në magazinën e drogës në Derven të Krujës, të dyshuar si pjesë të një grupi të strukturuar kriminale, që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndës narkotike.
Në seancën e kesaj të premte gjykata ka lënë në burg 4 nga të arrestuarit , ndërsa ka liruar në detyrim paraqitje 16 vjeçarin me iniciale E.N. Për gjashtë të arrestuarit e tjerë masa do të behet ditën e shtunë.
Të pandehurit kanë deklaruar në gjykatë se kanë qënë kushtet ekonomike që i kanë detyruar të pranojnë ofertat e pronarit të magazinës Kujtim Rexhepit për të punuar në kapanonin ku u gjet dhe sekuestruar 1.3 ton drogë e gatshme për t?u hedhur në treg.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lihen-ne-burg-4-punetoret-e-magazines-se-droges-ne-kruje/