Ora News – Fotoja me kryeministrin në Kuvend, Boçi: Shumë zhurmë për asgjë

2016-10-24 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti tjetër i PD, Luçiano Boçi, i cili ishte protagonisti i fotos me kryeministrin Rama ka shpjeguar qëndrimin e tij dhe arsyen e kafes me kreun e ekzekutivit. Në studion e lajmeve të Ora News, Boçi e cilësoi foton ?shumë zhurmë për asgjë?. Boçi argumentoi se ajo çfarë u diskutua me Ramën në kafe ishte vazhdimi i debatit në sallën e Kuvendit, që kishte të bënte me maturantët dhe me çështje të tjera.
Luçiano Boçi: Do ta cilësoja shumë zhurmë për asgjë sepse fotoja nuk ishte shkaku, ishte pasoja e një debati që u zhvendos nga salla e Kuvendit në ambientet e Kuvendit. Unë hyj te ata politikanë që nuk hezitoj që argumentat e mia, pasi arma ime është argumenti ti paraqes jo vetëm në sallën e parlamentit, por edhe në takim të tjera që vijonë debatin sic ishte edhe debati që u zhvillua në kafe që në fakt ajo salla nuk ta krijon atë mundësinë kohore. Kryeministri ka të drejtën e fjalës pa kufi, ndërsa deputeti e ka kohën e kufizuar. Nuk ishte vetëm debati i ditës, por debatet tona midis meje, zotit Berisha deputetëve të tjerë të PD dhe kryeministrit me një çështje sic është ajo e kuotave të universiteteve ka vazhduar dhe ishte një moment që kishte atë refleksionin e vet dhe ishte e llogjikshme që ai debat të vazhdonte sepse situata me maturantët ende vazhdon të jetë e nxehtë. Në llogjikën time duhet të përcaktohen fajtorët, cilët janë udhëzuesit dhe cili është produkti i një ekipi apo një personi, sepse nëse unë i referohem situatës. Fotoja kaq ishte. Unë gjërat ja them edhe kryeministrit edhe qeverisë dhe aty ishte pjesë e rastit. Është krejtësisht periferik dhe i parëndësishëm për mua, e rëndësishme është përmbajtja e fotos që ishte vazhdimi i debatit të brendshëm, qoftë për çështjen e maturantëve, qoftë për çëshjtet që zoti Dogjani vazhdoi për kanabisin apo për filian e Univeristetit të Kukësit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fotoja-me-kryeministrin-ne-kuvend-boci-shume-zhurme-per-asgje/