Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LSI propozon ekspertizë të thelluar nga BE për ligjin e mbetjeve. Në takimin e komitetit drejtues të LSI-së kryetari i Kuvendit njëkohësisht kreu i kësaj force politike hedh tezën e ekspertizës e cila do të sheshojë çdo mosmarrëveshje.
Ilir Meta:Ka mjaft debat për ligjin për mbetjet, është një debat i miërkuptueshëm. Qëllimi ynë nuk ka qenë asnjëherë për të gjetur një zgjidhje oportuniste, por parimore që garantojnë interesin e gjerë të publikut. Kjo ka qenë arsyeja përse ne kemi insistuar në një dialog me shoqërinë civile.
Jemi në një situatë kur kemi intepretim të ndryshëm të direktivave të BE-së, unë nuk jam as ekspert i mjedisit as në Shqipëri as i BE-së, por derisa e kemi pranuar, nëse nuk jemi të aftë të shterrojmë çdo arsye për të qenë mosbesues pse të mos pranojmë ekspertizë të thelluar të BE-së në këtë drejtim
Sepse miratimi i ligjeve në mënyrë konfliktuale, edhe kur është i stisur për një cështje sensistive dhe shoqërimi i zbatimit me një ndryshim të përhershëm nuk është pozitiv.
Nuk jam naiv të besoj se përgjithçka do kemi konsensus por besoj se si drejtësia dhe çështja e mjedisit u takon të gjithëve.
Asnjëherë nuk humbasim asgjë nga një dialog shterrues dhe ekspertizë shteruese dhe dhënia e garancisë reciproke për të mos u kthyer pas.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-i-mbetjeve-meta-propozon-ekspertize-te-thelluar-nga-be/