Ora News – Elbasan, gara për kreun e LSI, Spahiu: Të mos jemi peng i Rilindjes

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Elbasani ku u takuan me strukturat, dy kandidatët për kreun e LSI Përparim Spahiu dhe Shezai Rrokaj, prezantuan programin e tyre elektoral. Spahiu shfaqi rezerva për koalicionin qeverisë, ndërkohë që Rrokaj kritikoi formulën për pranimin në Universitete.
Dy nga tre kandidatët për kreun e LSI, Shezai Rrokaj dhe Përparim Spahiu, kanë shpalosur programin e tyre para strukturave të degës Elbasan.
Të shoqëruar nga sekretari politik për qarkun Elbasanit Edmond Haxhinasto, Spahiu ishte kritik për koalicionin qeverisës, kur tha se LSI po mbet peng i rilindjes , ndërsa dhe u shpreh kundër importit të mbetjeve.
Përparim Spahiu: ?Lidhja e rilindjes është një mekanizëm plot probleme dhe me premtimin për të qenë e pashqetësuar.Ky vend meriton një Kryeministër të ri, më pranë shifrave. Ky vend meriton një qeverisje të re dhe një Kryeministër të ri më pranë qytetarëve dhe shqetësimeve të tyre?.
Kandidati Shezai Rrokaj theksoi se në programin e tij do kenë përparësi të rinjtë, duke i dhënë shpresë për punësim në vendin e tyre. Rrokaj shfaqi rezerva për formulën në arsim të përzgjedhjes së degëve të maturantëve për në universitet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/gara-per-kreun-e-lsi-spahiu-te-mos-jemi-peng-i-rilindjes/