Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Investitorët kinezë pas infrastrukturës kanë shfaqur interes edhe për sektorin e ujitjes dhe kullimit në Shqipëri me synim parandalimin e përmbytjeve.Gjatë një interviste të dhënë për televizionin kinez, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se janë diskutuar disa kontrata investimesh në fushën e kanaleve kryesore, digave dhe argjinaturave. Panariti theksoi se tregjet kineze kanë shfaqur interes për vajin e ullirit shqiptar dhe verën.
Kina do i ofrojë Shqipërisë ekspertizë në sektorin vaditës dhe kullues në një kohë që Shqipëria është shumë e prekur nga përmbytjet.
Gjatë një interviste të dhënë për televizionin kinez, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, deklaroi se është diskutuar me kompani kineze të specializuara, të cilat do kontribuojnë në zgjerimin dhe modernizimin e sistemit vaditës dhe kullues.
Panariti: Më specifikisht diskutuam për disa nisma apo kontrata investimesh në fushën e kanaleve kryesore, digave, argjenaturave për të cilat Shqipëria ka ende shumë nevojë dhe partneriteti me kompani kineze të spacializuara, të profilizuara në këtë drejtim do të ishte shumë i mirëpritur.
Panariti tha se ka shumë interes nga pala kineze për të investuar në fushën e bujqësisë, por edhe për eksportin e produkteve tona në tregjet kineze.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/panariti-investitoret-kinez-interes-per-kullimin-dhe-ujitjen/