Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në samitin e Partive Popullore Europiane të zhvilluar në Holandë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ngritur shqetësimin e situatës së kultivimit së bimëve narkotike, ndërsa ka kërkuar mbështetje për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Basha para zyrtarëve europianë, ka theksuar se paratë e drogës mazhoranca do ti investojë në blerjen e votës në zgjedhjet e 2017, ndërsa është shprehur i bindur se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar mbështetjen e Partive Popullore Europiane, për garantimine zgjedhjeve parlamentare të 2017.
Në samitin e Partive Popullore Europiane që u mbajt në Maastricht të Holandës Basha, ka ngritur shqetësimin e kultivimit të bimeve narkotike, duke theksuar se të ardhurat do të përdoren nga mazhoranca për të blerë vota.
Basha: Kërkojmë mbështetjen për të krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Partia Demokratike, alternativa që ne përfaqësojmë do ti japë zgjidhje përfundimtare dhe të shpejtë këtij problemi me qëllim që të mos rrezikohen aspekte të tilla të ndjeshme për shqiptarët siç është lëvizja e lirë. Një të drejtë që mezi e fituam pas sakrificave dhe një pune të jashtzakonshme dhe që sot padyshim vihet në rrezik nga karteli i drogës në bashkëpunim me qeverinë e Edi Ramës.
Basha thotë se situata e rritjes së trafiqeve në vendin tonë është pasojë e kriminalizimit të shtetit nga kryeministri Edi Rama dhe lidhjeve të tij me bandat.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/samiti-i-ppe-diskuton-drogen-e-shqiperise-basha-kerkon-masa-dramatike/