Ora News – Bashkia do të nisë me projektin e ndarjes së plehrave në burim

2016-10-24 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Bashkia e Tiranës do të nisë me projektin e diferencimit të mbetjeve në burim. Ky proçes do të përfshijë një fushatë të gjerë sensibilizimi të qytetarëve për ndarjeve e mbetjeve. Kompania italo-shqiptare sipas kontratës do të investojë në infrastrukturë: në vendosjen e kontinerëve të mbetjeve dhe flotën e makinerive për pastrimin e qytetit. Kryebashkiaku Veliaj informoi qytetarët se në kontinerët me ngjyrë të gjelbër do të hidhen vetëm mbetjet që do të ricikiklohen. Kryetari i Bashkisë deklaratat për këtë proçes i bëri pas inagurimit të rikualifikimit urban të një blloku pallatesh në njësinë 4.
Bashkia e Tiranës do të nisë diferencimin e mbetjeve në burim që do të realizohet nga kompania italo-shqipare ECO Tirana.
Ky proçes do të nisë me vendosjen e infrastrukturës; kontinerë të posaçëm te mbetjeve si dhe një fushatë të gjerë sensibilizimi për të bërë ndarje të plerave.
Kryebashkiaku Veliaj, pasi ka inaguruar përfundimin e punimeve për rikualifikimin urban në një lagje në njësinë 4, informoi qytetarët se në koshat e gjelbër do hidhen mbetjet që do të riciklohen, në koshat blu mbetjet e tjera që nuk përpunohen.
Veliaj: ?Shumë shpejt në këtë lagje do të fillojmë mbledhjen e diferencuar të mbetjeve; do të thotë që në koshat e gjelbër do vëmë vetëm gjërat që riciklohen, në koshat blu do të vëmë të gjitha mbetjet e tjera që nuk riciklohen. Nëse të gjithë bashkëpunojmë ashtu siç bashkëpunuam në mënyrë model në këtë investim, mund të kemi një Tiranë shumë më të pastër dhe shumë më të mirë se ajo që kemi sot?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-d...