Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri, Edi Rama, i shoqëruar dhe nga Ministra të kabinetit inspektoi disa projekte në kuadër të rilindjes urbane, në Gjirokastër, Përmet, Tepelene dhe Këlcyrë. Kreu i qeverisë tha se këto projekte po rikthejnë jetën në qytetet e lëna në harresë, ndërsa sipas tij ka shtim të ndjeshëm të turistëve.
Kryeministri, Edi Rama, ka inspektuar në jug të vendit disa ndërhyrje në kuadër të rilindjes urbane.
Në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, panë nga afër punimet për restaurimin e Pazarit të Gjirokastrës, ku parashikohet konsolidimi dhe rivitalizimi i kompleksit të dyqaneve dhe ambienteve ndihmëse si dhe rikonstruksioni i sheshit ?Çerçiz Topulli?.
Kumbaro: ?Kemi një projekt tjetër për të restauruar 20 shtëpitë që ju i keni njoftuar tashmë, që i kemi quajtur Rrjetin e Shtëpive të Shkrimtarëve, sipas modelit të shtëpisë së Kadaresë. Gjithë ideja është për të dhënë modele të rijetëzimit të shtëpive të vjetra në hotele, restorante dhe zyra shërbimi.?
Rama: ?Ajo që ne duhet të bëjmë gjithmonë e më shumë me insistim, është që t?i ftojmë sipërmarrësit që të bëhen pjesë e këtij programi. Rrjeti i Shtëpive të Shkrimtarëve ku çdo shtëpie t?i vëmë emrin e një shkrimtari të dashur për Kadarenë, do ta bëjë shumë atraktive Gjirokastrën edhe nga kjo pikëpamje.?
Projekti për rijetëzimin e objekteve synon të tërheqë interesimin e sipërmarrësve, të cilët përmes menaxhimit të shtëpive mund të ndërtojnë modele të përdorimit të tyre si hotele, restorante apo zyra shërbimi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kryeministri-rama-inspekton-projektet-ne-jug-te-vendit/