Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Personazhi i njohur i Tanës në filmin ?14 vjeç dhëndër? është një nga dhjetëra rolet e mrekullueshme që Hajrie Rondo ka luajtur në disa dekada karrierë në skenën e teatrit dhe të filmit.
Rikthimi në teatrin e Metropolit me komedinë ?Tre dhendurët? pasi fitoi betejën me sëmundjen, bëri Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ti dorëzojë Hajrie Rondos Medaljen e Mirënjohjes, në shenjë vlerësimi për kontributin e dhënë ndër vite duke u shndërruar në një model frymëzimi.
Erion Veliaj: Për ne ishte bekim dhe e jashtëzakonshme që more këtë sfidë me të cilën i ke dhënë kurajo shumë njerëzve të cilët po kalojnë vështirësitë e tyre . Duke parë kurajon tënde sot janë bërë me krahë. Medaljen jua japim në shenjë mirënjohjeje dhe respekti nga gjithë qyteti i Tiranës për të gjithë kontributin tënd ndër vite dhe për kurajon që na ke dhënë duke u rikthyer në skenë .
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/859425/