OSHEE, 20 milionë dollarë investim për cilësinë e shërbimit - Top Channel Albania - News - Lajme

2016-10-24 0

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Adrian Çela, gjatë përurimit të shërbimit të ri të kujdesit ndaj klientit në qytetin e Shkodrës, e përzgjedhur mes 14 qendrave të kujdesit ndaj klientit ku po zbatohet projekti ?Sistemi i menaxhimit?, theksoi se ky projekt do të zbatohet në të gjithë vendin për modernizimin e të gjitha qendrave të kujdesit ndaj klientit, ndërsa deri në vitin 2017 do të investohen 20 milionë dollarë në përmisimin e cilësisë së shërbimit në gjithë rajonin.