Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, prezantoi të mërkurën flotën e re të mjeteve të Policisë së Shtetit. 11 makinat elektrike, sipas ministrit, ?do i kushtojnë shumë më pak buxhetit të shtetit dhe do jenë shumë më produktive nga pikëpamja e mbrojtjes së mjedisit, për sot dhe për të ardhmen?.