Turma gjigante pelegrinësh kanë vërshuar drejt Qerbelasë në Ditën e Ashurës, një festë e shënuar kjo në kalendarin shiit. Besimtarët kanë ndjekur traditën, duke rrahur gjoksin e duke fshikulluar veten me kamxhik në formë vajtimi për martirizimin e imamit Hussein.
Kryegjyshi Botëror, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, uroi besimtarët dhe shqiptarët për më shume paqe, dashuri dhe vëllazëri për të ecur në rrugën e Zotit.