Forcat irakiane kanë ndërmarrë operacionin më të rëndësishëm ushtarak në vend, atë për rimarrjen e kontrollit të Mosulit nga militantët e të ashtuquajturit Shtet Islamik. Bombardimet e artilerisë së rëndë nisën mëngjesin e kësaj të hëne, në atë që përbën sulmin e shumëpritur nga luftëtarët ?peshmerga? kurdë, por edhe forcat irakiane dhe ato të aleatëve.