42 të sëmurë me insufiçencë renale dhe që e kanë të nevojshme për të bërë hemodializën, tani do ta marrin këtë shërbim në qytetin e tyre. Në spitalin rajonal të Lezhës është hapur qendra e re e hemodializës, e treta e këtij lloji në vend pas Vlorës dhe Shkodrës, duke i dhënë fund vuajtjeve të këtyre pacientëve.