Të ftuar: Agron Duka, Alma Çupi, Ardian Civici, Fatmir Kallbaqi, Greta dhe Altini. Në një situatë kur ndërtimi ka "rënë nga vakti" dhe nuk është më motorri i ekonomisë shqiptare duket se qeveria po investon në bujqësi. Fermerë të suksesshëm diskutojnë në Top Show me ekspert bujqësie dhe ekonomie. Sipas tyre tregu nuk është i rregulluar. Fermerët kanë vështirësi në punën e tyre. Mungesa e infrastrukturës, fermat e vogla, tokat e copëzuara dhe një pjesë e tyre të pa rrethuara, cmimi i lartë i naftës janë disa nga shqetësimet e fermerëve. Specialistët thonë që shteti duhet të përcaktojë një strategji afatgjatë përtej retorikës së politikës dhe qeverive që ndryshojnë.