Report TV - Rama: S'ka krisje të koalicionit PS e LSI mund të rriten bashkë

2016-10-23 0

Për kreun e qeverisë, Edi Rama, nuk përbën aspak shqetësim rritja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në elektorat. Duke hedhur poshtë zërat e përhershëm për prishje të koalicionit, nga Gjirokastra, Rama theksoi se ka terren për të gjithë, madje këto dy parti mund të rriten së bashku.

"Kjo nuk ka asnjë lidhje. Ne jemi në punën tonë, LSI është në punën e saj. Jemi dy parti të një aleance dhe terreni është kaq i madh që, jo vetmë ka vend për t'u rritur së bashku, por ka edhe nevojë për t'u rritur së bashku", u shpreh Rama.