Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, nëpërmjet një video të vendosur në faqen e saj Facebook, ka treguar sërish punën e palodhur të Forcave të Armatosura. Këtë herë ajo ka promovuar personin përgjegjës për ndërtimin e urave Bailey.
Ai është pikërisht Major Arben Rira. Major Rira tregon se ka patur raste që i është dashur të ndërtojnë një urë brenda pak orëve, si në rastin e emrgjencave të përmbytjeve. Ai jep dhe shembullin konkret të Divjakës ku është ndërtuar një urë 18 metra e gjatë brenda 18 orëve.