Report TV - Rikualifikohet blloku në Njësinë nr.4, Veliaj:Përfitojnë 5 mijë banorë

2016-10-23 0

Një tjetër lagje në kryeqytet ka marre një pamje krejt tjetër. Bashkia e Tiranës ka përfunduar rikualifikimin urban të bllokut të banimit që kufizohet nga rruga e Dibrës, ?Njazi Meka?, ?Niko Avrami? dhe rruga ?Grigor Percelev?, në Njësinë Administrative nr. 4, i cili përfshin, jo vetëm riasfaltim rrugësh, shtrim, ndriçim, por edhe ndërtimin e disa ambienteve çlodhëse, të cilat do t?i shërbejnë komunitetit të kësaj njësie.

Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj, ndërsa inspektoi punimet, theksoi se mbyllja e këtij investimi është tashmë një premtim i mbajtur i Bashkisë së Tiranës.

?Shumë faleminderit të gjithë atyre që dhanë një dorë që ky projekt të mbaronte përpara afatit. Është punuar gjatë gjithë verës, për t'u siguruar që vjeshta i gjen këta banorë dhe këto familje me urbanizimin më dinjitoz që ka parë kjo lagje, prej ndoshta 40 vjetësh. Premtuam bashkë në fushatë që do vinim dorë dhe sapo u mbyll viti i parë mbajtëm këtë premtim, janë 12 ha që janë prekur nga ky investim?, tha Veliaj.

Ai theksoi se investimi në njësinë nr. 4 ashtu si në çdo zonë tjetër ku ka ndërhyrë Bashkia, ka rritur në mënyrë të ndjeshme vlerën e pronës për çdo banor.