Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga Kryetarja e Bashkisë Zamira Rami, Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuci dhe deputetë të zonës, ishin në Gjirokastër për të parë në terren ecurinë e zhvillimit të projekteve.
Ka nisur projekti për restaurimin dhe konsolidimin e Pazarit të Gjirokastrës, i konceptuar në dy faza zhvillimi, me një vlerë totale investimi rreth 222 milionë lekë.
Në projektin e plotë janë përfshirë: studimi urban i Pazarit të Gjirokastrës, i cili synon që ta kthejë Pazarin në një zonë vetëm për këmbësorët; restaurimi, rehabilitimi dhe rivitalizimi i rrugëve dhe trotuareve të Pazarit të Gjirokastrës dhe infrastrukturës nëntokësore; restaurimi, konsolidimi dhe rivitalizim i kompleksit të dyqaneve dhe ambienteve ndihmëse të Pazarit të Gjirokastrës me 10 blloqe, si dhe rikonstruksioni i Sheshit ?Çerçiz Topulli?.
Ministrja e Kulturës Kumbaro shpjegoi se brenda disa muajve Gjirokastrës do t?i shtohen 12 blloqe objektesh të restauruara, duke i dhuruar qytetit më shumë harmoni arkitektonike.