Report TV - Rilindja Urbane, Rama në Përmet: Potenciali turistik, i jashtëzakonshëm

2016-10-23 5

Përmeti i është nënshtruar projektit për rikualifikimin urban të qendrës, fasadave, ndriçimit dhe lulishtes së qytetit.

Projekti me vlerë rreth 103 milion lekë parashikon krijimin e zonave rekreative, përmirësimin e ndriçimit dhe rikonstruksionin e rrugëve për këmbësorët, rikonstruksionin e rrugëve automobilistike, të shtëpisë së kulturës dhe rikonstruksionin e fasadave.

Kryeministri Edi Rama së bashku me Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti Niko Shupuli, i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës Kumbaro dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi vijoi vizitën në Përmet ku pa nga afër zhvillimin e projektit.

Kryetari i Bashkisë Përmet, Niko Shupuli u shpreh se ky vit ka rritur interesimin e turistëve për Përmetin, të cilët kanë qenë të shumtë në numër, duke tejkaluar edhe kapacitetet pritëse: ?Me të mbaruar fasadat filluan dhe njerëzit vetë, bizneset t?i rregullojnë të gjitha. Ka pasur rritje të turizmit dhe nga muaji maj deri në muajin tetor nuk gjetëm më vende bosh pasi prenotuan përpara.?