Krimi në familje ka tronditur fshatin Ndroq në Tiranë mbrëmjen e sotme. Pas një debati me vëllanë, burri në gjendje të rënduar psikologjike vrau gruan dhe plagosi kunatën.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00 në fashtin Çoçaj në zonën e Ndroqit.
Sipas të dhënave të policisë, pas konfliktit mes dy vëllezërve ka ndërhyrë për të qetësuar gjendjen gruaja e autorit dhe kunata, por Kasëm Lila i ka qëlluar me çifte.