??Lumturimi i 38 martirëve katolikë, duhet të shërbejë si mësim për shtetin Shqiptar që të thotë fjalën e vet për krimet e komunizmit??. Deklarata erdhi nga kreu i konferencës ipeshkvnore shqiptare, imzot Angelo Massafra gjatë prezantimit të kalendarit të aktiviteteve që i paraprijnë meshës së 5 Nëntorit në katedralen e Shkodrës.
Sipas organizatorëve, të pranishëm në bashkëkremtim do te jene disa kardinalë, 20 ipeshkvij nga vende të ndryshme të botës, si dhe rreth 300 meshtarë nga Shqiperia, Kosova, Mali i Zi.