Report TV - Kurbin, 100 ha tokë nën ujë.

2016-10-22 4

Sipërfaqe të mëdha tokash vazhdojnë prej shumë ditësh të jenë nën ujë.

Situatë mjaft e rënduar është në fushë të Gjormit, në zonën e Fushkuqes, në fshatin Rrahi i Pashës, Gjol i Zi ku niveli i ujit vazhdon në shumë sipërfaqe të tyre të jetë mbi 50 cm.

Dëmet janë të mëdha pasi uji ka asfiksuar tërë bimësinë e mbjellë, po ashtu edhe dru frutorë të ndryshëm.

Banorët ankohen se megjithëse kjo gjendje vazhdon prej më shumë se 10 ditësh asnjë pushtetar nuk ka ardhur për të parë gjendjen.

Një banor i është drejtuar me shkrim kryetarit të bashkisë Laç për gjendjen por asnjë përgjigje nuk ka marrë.

Në total janë mbi 100 ha tokë në gjithë Krubinin nën ujë.