Një aktivitet interesant "Fëmijët për fëmijët" është organizuar nga Rezidenca Kodra e Diellit 2, në bashkëpunimin me Fondacionin Down Syndrome Albania.
Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit ndaj sindromës Down, dhjetëra fëmijë të talentuar kanë krijuar piktura me temë ?Shtëpia e ëndrrave tuaja?. Pikturat janë kthyer në motive zbukurimi për gota dhe enë të ndryshme qeramike. Vlerat artistike siç shihet nga këto vepra arti shumëfishohen.