Forumi Eurosocialist i Shqipërisë zgjedh sot Kryetarin e saj me parimin ?një anëtar një votë?. Procesi i nisur që në orët e para të mëngjesit në të gjithë Shqipërinë vijon i qetë dhe deri më orën 13:00 pjesëmarrja në votime ka qenë mbi 30%.
Sekretarja për Rininë në PS, Elisa Spiropali në një dalje publike nga selia rozë ka deklaruar se procesi po vijon normalisht dhe pas gjithë asaj fushate spektakolare që kandidatët kanë bërë kudo, tashmë është radha e anëtarësisë të zgjedh më të mirin nga 8 kandidatët në garë për kreun e FRESSH.