Me tone të ashpra ka folur Shpëtim Idrizi në Këshillin Kombëtar të PDIU të mbledhur ditën e sotme. Një mesazh iu adresua ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias i cili pak ditë më parë i kujtoi Shqipërisë tanket, dhe forcën ushtarake. Kryediplomatin grek, Idrizi e quajti, ?tigër prej letre? dhe i kërkoi qeverisë që çështjen e ligjit të luftës ta adresojë në ministerialin e NATO-s.
?Ndiqja përroin psiqik të Nikos dhe mu kujtua Enver Hoxha. Tigër prej letre ishte shoku Enver, tigër prej letre është dhe shoku Niko. Nikos Kotzias kërcënoi të gjithë shqiptarët jo vetëm disa syresh. I bëj thirrje qeverisë shqiptarë për ligjin e luftës t?i adresohet ministerialit të NATO-s. Ky absurditet duhet të marrë fund?