Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë është përkujtuar 80 vjetori i hapjes së muzeut të parë të një siti arkeologjik në Shqipëri.
Nismëtar për hapjen e këtij muzeu ishte arkeologu francez Leon Rej. Ky muze që përmbante 1000 objekte të gjetura gjatë gërmimeve franceze në Apoloni u hap në Shtëpinë e Pavarësisë në Vlorë në tetor te vitit 1936.