Kanë mjaftuar vetëm pak minuta reshje shiu që Lezha të përmbytet sërish mbrëmjen e së premtes.
Vërshimi i ujërave nga mali përmbyti sërish qytetin, duke krijuar veshtirësi lëvizje për automjetet dhe qytetarët.
Ashtu si dhe herët e tjera situata më problematike ishte në blloqet e banimit 11 janari dhe 11.2 hektarë.
Niveli i ujit i cili arriti në 30 cm ku mbuloi rrugët në këto zona si dhe hyrjet e pallateve.
Kjo vështirësi në lëvizjen e qytetarëve, për të cilët e vetma mënyrë për të hyrë apo dalë nga banesat e tyre ishte zbathur.