Report TV - Stalla, Rama: Të legalizohet, ose tek ALUIZNI, drejtor vjen fermeri

2016-10-21 0

Kryeministri i Edi Rama prezantoi sot programin e bujqësisë me fermerët e Gjirokastrës, ku u njoh dhe me shqetësimet e tyre.

Në bashkëbisedim e sipër një fermer iu ankua kryeministrit për legalizimin e më pas hipotekimin e stallës. Sipas tij, po bëhen padrejtësi për pagesat, duke theksuar se po paguan tarifa të shtrenjta. Kryeministrit që i kërkoi drejtorit të ALUIZNIT të Gjirokastrës menjëherë të njihet me cështjen dhe ta zgjidhë deri ditën e hënë. Madje kryeqeveritari kërcënoi drejtorin e ALUIZNI të Gjirokastrës se, nëse halli i fermerit nuk zgjidhet deri të hënën, të martën do kryejë zëvëndësimin e tij.