Report TV - Fyerjet në mediat online, Bregu: Problemi tek ligji i AKEP

2016-10-21 1

Deputetja demokrate Majlinda Bregu vëren se ka mangësi në ligjin për AKEP, në kuadër të mbrojtjes nga shpifjet dhe nga fyerjet. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është ai që bën regjistrimin e faqeve ueb, të cilat shpesh herë fshehin pronësinë e tyre dhe lejojnë vetës publikimin e shpifjeve dhe fyerjeve.

Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëkohësisht aktiviste e mbrojtjes së të drejtave të grave mban autorësinë e disa amendamenteve në Kodin Civil për për mos lejuar mediat online të publikojnë komente fyese pas lajmeve që botojnë.

Por nisma e Majlinda Bregut daton që në 22 janar 2015 dhe që pas konsultimit në komisionin e Ligjeve ku u vendos që të pritet një vendim I gjykatës së Strasburgut për një rast të ngjashëm në letoni.