Report TV - Hekurudha shqiptare e katandisur në 66 vagonë udhëtarësh,25 lokomotiva

2016-10-21 6

Asetet e hekurudhave shqiptare janë katandisur në 66 vagonë udhëtarësh, 225 vagonë malli dhe 25 lokomotiva.

Një studim i financuar nga BERZH zbardh se me këto mjete, sipas të njëjtave të dhëna transportohen rreth 1,5- 2 milionë udhëtarë dhe rreth 400-500 mijë tonë mallra në vit.

Nuk ka një të dhëne zyrtare që të tregojë nëse ky numër është më i vogël krahasuar me disa vite më parë, por duke ju referuar deklarimeve të fatorinove, ka një rënie drastike të tyre.