Report TV - “Flauti Magjik”, premierë në TKOB Moxarti këndohet në gjuhën gjermane

2016-10-21 1

Opera ?Flauti Magjik? do të jetë premiera e parë e sezonit artistik të Teatrit të Operës dhe Baletit që do të ngjitet në skenë në datat 23 dhe 25 Tetor.

Shfaqja e kësaj opere është një akt simbolik, sipas drejtoreshës së institucionit Zana Çela, sepse ngjiten në skenë në kuadrin e festimit të 60 vjetorit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Austrisë.