Report TV - Projektligji, kush rreh gratë dhe fëmijët do mbahet në qeli

2016-10-21 1

Kush dhunon fëmijët dhe gratë shtatzëna nuk do të përfitojë nga shërbimi i provës, por do të qëndrojë në qeli, për të shlyer deri në fund masën e dënimit të dhënë nga gjykata. Në Kuvendin e Shqipëri është depozituar një projektligj, i cili parashikon ashpërsimin e Kodit Penal sa i takon veprave penale kundër fëmijëve dhe grave shtatzëna.

Drafti është propozuar nga deputetet Mesila Doda, Albana Vokshi dhe Majlinda Bregu. Konkretisht, tre ligjvënëset propozojnë ndryshimin e nenit 59 të Kodit Penal, duke shtuar një paragraf, sipas të cilit, gjykata, kur personi plotëson kushtet e parashikuara në paragrafin e parë të këtij neni, por është dënuar për kundravajtje penale ose vepër penale të kryer kundër fëmijëve, grave shtatzëna ose personave që, për shkaqe të ndryshme, nuk mund të mbrohen, e përjashton atë nga vënia në provë.

Free Traffic Exchange