Për herë të parë, Partia Demokratike e Shkodrës, që nga zgjedhjet brenda llojit, pranon rënien e lirë të strukturave të saj dhe dështimin politik të kësaj partie. Në mbledhjen e radhës të kryesisë së PD-së së Shkodrës, vetë kryetari i saj, Ramiz Çobaj, i është drejtuar demokratëve, duke pranuar inaktivitetin e pjesës më të madhe të departamenteve të krijuara në nëntor të 2014 (18 departamente) dhe mars 2015 (5 departamente).