Banorët e tre fshatrave në Fier kanë protestuar për herë të tretë brenda tre javëve duke kërkuar asfaltimin e rrugës që i lidhte me qytetin.
Banorë të fshatrave Mujalli, Grecalli dhe Daullas bllokuan për disa minuta rrugën kryesore që lidh këtë zonë me Fierin.
Me nisjen e reshjeve kalimi në këtë aks bëhet i pamundur, pasi rruga mbulohet nga balta dhe uji.