Report TV - Gjirokastër, java e gjuhës italiane luan kuarteti i harqeve 'Lyskamm'

2016-10-20 5

Java e gjuhës dhe e Kulturës Italiane, ka qenë e veçantë në ditën e saj të tretë pasi për herë të parë, kanë performuar në skenën e Universitetit të Gjirokastrës, kuarteti ??LYSKAMM?? i themeluar tetë vjet më parë në Konservatorin e Milanos.

Katër të rinj virtuozë italianë Cecilia Ziano, Clara Franziska, Francesca Piccioni të treja violiniste, si dhe Giorgio Casati në violincel, kanë mbajtur pezull për 45 minuta, auditorin e Universitetit ?Eqrem Cabej?. Për rektorin Bektash Mema, kuarteti i harqeve, është në vazhdën e aktiviteteve kulturore në kuadër të Javës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Gjirokastër.

Ndërkaq, Adriana Frisenna nga Ambasada Italiane në Tiranë, vlerëson ecurinë e aktiviteteve kulturore me rastin e Javës së Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Gjirokastër.