Në përvjetorin e ditës së Lumturimit është ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar, kostumi i vajzërisë së Nënë Terezës.
Bëhet fjalë për një kostum me motive karakteristike të qytetit te Prizrenit (vendi i origjinës se nenës së Nënë Terezës), qe ajo e mbante në moshën 16-17 vjeçare.
Kostumi përbëhet nga këmisha, cope e mendafshtë e endur nga gratë e Prizrenit, jeleku i qendisur nga mjeshtra qendistare te ketij qyteti, shalli dhe dimitet.