Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një këmbësori është regjistruar mesditën e kësaj të mërkure në autostradën Tiranë-Durrës.
Viktima Shukri Shupli 50-vjeç, ka tentuar të kalojë autostradën, duke shmangur mbikalimin, kur edhe është përplasur nga automjeti me targa AA 843 NR që drejtohej nga shtetasi M. S.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, ndërsa po heton për shkaqet e aksidentit të rëndë.