Koalicioni Aleanca për Shqipërinë Europianë (ASHE) çeli sot fushatën për bashkinë e Kolonjës, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie, Ilia Stefo.
Përpara mbështetësve socialistë, kryeministri Edi Rama duke kërkuar votën për kandidatin e mazhorancës, theksoi se reformat e qeverisë janë operacione të dhimbshme, por të domosdoshme, sipas tij, për të bërë shtet e garantuar të ardhmen e qytetarëve.
Rama tha se kudo në Shqipëri ndjehet era e një transformimi të madh, që sipas tij ka ardhur si rezultat i punës së qeverisë në tre vite. Edhe Kolonja, tha Rama, është një kantier i madh ndërtimi.