Ditën e martë dt. 18 Tetor 2016, Banka Amerikane e Investimeve organizoi inaugurimin e Degës ABI Premier në Tiranë, e cila përfaqëson një linjë të personalizuar për klientët VIP të bankës. Ambientet e këndshme dhe të moderne janë në zemër të zonës së ish-Bllokut në Tiranë.
Këtë ceremoni e nderuan me pjesëmarrjen e tyre Z. Mark Crawford, Kryetar i Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe anëtar i Bordit të Drejtorëve të ABI Bank, Z. Jeffrey Bowan, Këshilltar për Marrëdhëniet Ekonomike dhe Tregtare në Ambasadën Amerikane, klientë dhe punonjës të Bankës Amerikane të Investimeve.