Report TV - Pasuritë e gjyqtarëve, amerikanët dhe gjermanët ndajnë detyrat

2016-10-19 0

Orë vendimtare për ndarjen e drejtësisë nga korrupsioni, krimi dhe paaftësia. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Gjermania, sikundër është parashikuar në Kushtetutën e re dhe specifikuar në ligjin e Vetingut, do të ketë rol të rëndësishëm në skanimin e trefishtë të prokurorëve dhe gjyqtarëve, gjithnjë duke asistuar institucionet e rivlerësimit. Ekspertët amerikanë dhe gjermanë, kryesisht të drejtësisë penale, por edhe të fushatave të tjera, kanë nisur lëvizjet për hetimin dosjeve, me dokumentacionin dhe të dhënat, për gjyqtarët dhe prokurorët, për ligjshmërinë e pasurive dhe ligjet e papërshtatshme me krimin. Skuadra e ekspertëve do të asistohet nga një ekip prej 30 asistentësh për mbledhjen, sistemimin dhe shqyrtimin e provave të mundshme. Shqiptarja.com ka mësuar nga misionet e BE-SHBA në Tiranë se, ekspertët amerikanë dhe gjermanë kanë vendosur që të ndajnë detyrat sa i takon kontrollit. Edhe se nuk ka asnjë garanci nëse Gjykata Kushtetuese do t?a konfirmojë apo jo ligjin e Vetingut, ekspertët amerikanë do të merren me kontrollin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve.