Report TV - Nishani dekreton ligjin për SPAK nuk shprehet për 4 ligjet e tjera

2016-10-19 0

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vendosur të ndjekë linjën e Partisë Demokratike sa i takon qëndrimit për katër ligjet prioritare, për zbatimin e Reformës në Drejtësi, të miratuara në seancën e 6 tetorit. Kreu i shtetit ka dekretuar dje një nga ligjet më të rëndësishme për ngritjen e institucioneve të specializuara, të cilët do të luftojë krimin dhe korrupsionin elitar në Shqipëri, por Presidenti nuk është shprehur për katër ligjet të tjera, po aq të rëndësishme, të kontestuara nga Partia Demokratike. Konkretisht, kreu i shtetit ka deklaruar shpalljen e ligjit nr. 95/2016 ?Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar?, i cili u votuar nga Kuvendi, me konsensus mazhorancë-opozitë, me 122 vota, seancën e 6 tetorit.