Report TV - Përmbytjet në Kurbin, nis zgjerimi i tre përrenjve që përshkojnë qytetin

2016-10-18 0

Pas përmbytjeve masive që përfshinë Kurbinin, Bashkia ka nisur ndërhyrjet në zonat më problematike.

Prej 3 ditësh ekskavatorë dhe fadroma po punojnë për hapjen dhe zgjerimin e tre përrenjve që përshkojnë qytetin, të cilët ishin dhe shkaktaret kryesore të përmbytjeve.

Në të njëjtën kohë mjetet dhe punonjësit e Shërbimeve të Bashkisë Kurbin po punojnë edhe në Njësitë Admnistrative të Milotit dhe të Fushë Kuqes ku pati përmbytje.