Report TV - Kërcënon se do hidhet nga vinçi i riu direkt në Report Tv

2016-10-18 1

?Nuk e kam rrahur babain. Të mbyllet dosja gjyqësore. Dritan Leli i Bashkisë së Vlorës më ka mbyllur derën. Nuk dua të shkoj në burg. Dua të punoj e të mos vjedh?. Këto ishin fjalët që përsëriste pa pushim i riu Erjon Selimaj, 25 vjec nga Picari i Vlorës që prej orës 14:30 të kësaj së marte qëndron i hipur në një vinç gjigant tek vendi ku po ndërtohet stadiumi i ri, ?Arena Kombëtare?.

Me djaloshin u lidh Report Tv direkt nga studio e lajmeve. Spikerja Aida Toncica mundi te lidhej direkt me Erjonin dhe të sjellë para shqiptarëve apelin e tij për ndihmë. Spikerja negocioi për rreth 20 minuta në bisedë telefonike me Erjonin, duke u përpjekur ta bindë të zbresë.
I riu akuzon dhe një televizion. Sipas tij, News24 i ka mbyllur derën. Në bisedë e sipër, djali thotë se, nëse nuk i zgjidhin kërkesat, do të hidhet nga vinçi.

Free Traffic Exchange